Ekipa

Projekti Skema e Bursave të BE-së implementohet nga British Council, me një ekip të përbërë nga ekspertë Europian dhe staf lokal.

Ekipa

Teuta Beselica,

Drejtoreshë e projektit- Zv.Drejtoreshë e British Council në Kosovë, ka qenë e përfshirë në planifikim, implementim dhe vlerësim të një vargu të projekteve globale, rajonale dhe projekteve lokale me fokus primarë në zhvillim të kapaciteteve në tetë vitet e fundit. Para kësaj ajo ka përmbi 15 vite eksperiencë në Menaxhim të Projekteve, në fusha të ndryshme nga donatorë ndërkombëtarë të ndryshëm. Teuta ka MS në Menaxhim të Shërbimeve, diplomë në Menaxhim Biznesi dhe një eksperiencë të gjërë në menaxhim të projekteve të financuara nga BE, drejtoreshë e YCS nga viti 2011.

Nita Qena,

Kordinatore e Projektit, është Oficere e Projekteve në British Council në Kosovë, e specializuar në fushën e Artit dhe Kulturës, dhe projekteve të financuara nga BE. Nita ka diplomë në Disenj Grafik, dhe përmbi 12 vite eksperiencë pune në implementim dhe zhvillim të projekteve të përmasave të mëdha e të vogla kryesisht në sektorin e Artit dhe Kulturës. Nita ka dijeni në proceset e projekteve të financuara nga BE, njohuri që ka fituar nga roli i saj në YCS nga vitit 2011. Ajo ka qenë e involvuar në menaxhim të shumëllojshëm të projekteve gjatë karrierës së saj.

Ezio Benedetti,

Udhëheqës i Ekipës. Ezio është me nacionalitet Italian i diplomuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare, dhe Drejtësi Ndërkombëtare dhe të BE-së. Ka punuar si menaxher i projekteve  në disa projekte të financuara nga BE nëpër Europë si dhe në Komunitetin e Shteteve të Pavarura. Ai është partner në hulumtime, dhe ligjërues në të Drejtën e BE-së dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike në Universitetin e Triestës. Ai është duke e menaxhuar YCS nga Prilli i vitit 2013.

Violeta Ademi,

Menaxhere e Zyrës. Violeta është Kosovare me eksperiencë  të gjërë në projekte të financuara nga BE, ku ka punuar që nga viti 2004. Në rolin e menaxherës së zyres ajo ka punuar në të gjitha raundet e YCS që nga fillimi.

Fitim Sopi,

Asistent i Zyrës. Fitimi është Kosovar me eksperiencë  të gjërë në projekte të financuara nga BE ku ka punuar nga viti 2005, në kapacitetin e menaxherit të logjistikës dhe asistent i udhëheqësit të ekipës, i përfshirë gati në të gjitha raundet e Young Cell Scheme.