Young Cell Scheme

Që nga viti 2004 Young Cell Scheme (YCS) është  programi i bursave te BE-së për Kosovën, që ka për qëllim  të  kontribuojë  në krijimin  e një administrate publike efektive, dhe transparente në të gjitha nivelet e Kosovës. Qëllimi i përgjithshëm i programit është të ndërtojë një shërbim civil profesional, përgjegjës dhe apolitik në Kosovë duke përkrahur administratën publike nëpërmjet një programi të bursave që ka për qëllim përmirësimin e kapacitetit profesional të shërbyesve civil për të shërbyer më mirë qytetarët e Kosovës dhe të përmbushë obligimet që dalin nga procesi i integrimit të shtetit në BE.

Programi YCS menaxhohet nga British Council në Kosovë nëpërmjet  një projekti dy vjeçar të financuar nga Bashkimi Europian dhe të implementuar nga British Council në Kosovë të quajtur Young Cell Scheme. Objektiva kryesore e këtij projekti është të gjenerohet një grup kyç i shërbyesve civil në fushat e identifikuara si më të dobëta, të cilët janë të vendosur të sjellin dhe implementojnë reforma në administratën civile, sidomos në lëmitë e kërkesave për implementimin e MSA-së.  Për ta arritur këtë, projekti jep një numër të granteve qytetarëve të rinj të Kosovës (mosha maksimale 40 vjeç) që kanë diplomë univerzitare, duke iu mundësuar regjistrimin në univerzitete europiane në programet specifike të njohura si MA, MSc dhe LLM, per t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave të Qeverisë së Kosovës. Pas kompletimit të periudhës së studimeve në univerzitetet e BEsë, bursistët kanë obligim kontraktual të kthehen në Kosovë për t’u punësuar për të paktën tre vjet me rradhë në Administratën Publike të Kosovës.

Procesi i përzgjedhjës së bursistëve potencial konsiston nga një procedurë e tri fazave inspiruar nga standardet më të larta të transparencës, jo diskriminimit dhe korrektësisë:

Para-selektimi;

  • Kontrolli i pranueshmërisë së aplikacioneve ne përputhshmëri me rregullat procedurale të publikuara në uebsajtin e projektit.
  • Provimet me shkrim;
  • Testi i njohurisë së Gjuhës Angleze
  • Testi i njohurisë së BE-së
  • Testi i logjikës verbale dhe numerike
  • Provimet me gojë;
  • Intervistat e kandidatëve të mbajtura nga një panel ndërkombëtarë të përbërë nga pesë akademikë të BE-së dhe nga një përfaqësues të zyrës së BE-së dhe Ministrisë së Integrimit Europian, si përfitues përfundimtarë të projektit.

Procesi i përzgjedhjës së kandidatëve është inspiruar që nga fillimi (para-lajmërimi për thirrjën për aplikim) deri te përfundimi (publikimi i rezultatit final) nga principet e korrektësisë, transparencës dhe jo diskriminimit, duke evituar cfarëdo qasje apo influence politike ndaj procesit të përzgjedhjës.  Young Cell Scheme është i hapur ndaj të gjitha sferave të shoqërisë kosovare dhe ka politika jo diskriminuese që inkurajojnë pjesëmarrjën e minoriteteve, grave dhe personave me aftësi të kufizuara, duke u siguruar se nevojat e tyre të veçanta janë plotësuar. Për informata më të hollësishme ju lutemi të na kontaktoni me kërkesën apo pyetjen tuaj.

British Council ka themeluar një sekretariat  të YCS-së, të përbërë nga ekspertë vendorë dhe të jashtëm që është përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm  të projektit në fazat si vijon:

  • Përzgjedhja e bursistëve,
  • Kontakti me univerzitete të BE-së për të regjistruar studentët,
  • Para-nisja dhe nisja e bursistëve,
  • Nisja dhe pagesa e shpenzimeve të jetesës dhe tarifave të univerzitetit,
  • Monitorimi i punësimit brenda Qeverisë së Kosovës pas kthimit.

Në total janë dhënë 262 grante që nga inicimi, në dhjetë shtete të ndryshme të BE-së (Belgjikë, Hollandë, Mbretëri e Bashkuar, Gjermani, Austri, Francë, Hungari, Portugali, Itali dhe Latvi) në fusha të ndryshme, që nga Ligjet e BE-së, Administrimi Publik dhe Ekonomia deri te Studimet e BE-së dhe Politikat Publike.

Bursistët nga raundet e mëparshme kanë pasë mundësinë të specializojnë në fusha të ndryshme të ekonomisë, juridikut dhe politikave të Unionit Europian, si dhe shkencave ambientale, shkencave agrikulturore, statistikës, rregullave dhe sigurisë së aviacionit, inxhinierisë, telekomunikimit, sigurisë së ushqimit etj.

Alumni i YCS-së ka studiuar në një gamë te gjërë të univerziteteve përfshirë por jo të limituar në listën e bashkangjitur në këtë vegëz.

Nga përafërsisht 250 studentë që kanë përfunduar programin e bursave, rreth 80% momentalisht punojnë për Qeverinë e Kosovës në nivele dhe zyra të ndryshme, sikur në ministritë përkatëse, ashtu edhe shumë prej tyre janë në shërbim në Ministri të Integrimeve Evropiane, dhe autoritete të pavarura, si Banka Qendrore. Nëse jeni të interesuar të mësoni më shumë për YCS ju lutemi klikoni në këtë vegëz.