YCS Raundi X: Konkursi përfundimtar dhe hapja e aplikimit (25/JAN/2016)

YCS Raundi X: Konkursi përfundimtar dhe hapja e aplikimit (25/JAN/2016)

YCS Raundi X: Konkursi përfundimtar dhe hapja e aplikimit (25/JAN/2016)

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Integrimeve Evropiane, lajmërojnë hapjen e konkusit për Raundin e 10-të, të aplikimit në Skemën Young Cell, programi i BE-së për bursa post-diplomike për Kosovën, program i cili aktualisht është duke u implementuar nga British Council. Aplikimi do të jetë i hapur nga e Hëna me 25 Janar 2016 deri të Premtën me 4 Mars 2016 dhe kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të aplikojnë për Programe Master në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha Angleze, do të ofroj deri në 32 bursa të plota (numri real i bursave të ofruara mund të jetë më i vogël varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion). Kjo ftesë do të jetë e hapur për shërbyesit civil (deri në 10% të numrit të përgjithshëm të bursave të ofruara), për studentët e diplomuar në fakultetet si: juridik, shkenca politike, menaxhment i biznesit, shkenca shoqërore, histori, shkenca humane, marrëdhenie ndërkombëtare, diplomaci, kriminologji, shkenca shoqërore dhe fusha të tjera akademike (siç është specifikuar në Rregullat e Procedurës që mund të shkarkohen më poshtë në “NËSE DËSHIRONI TË APLIKONI”) në përputhje me sektorët e specializimit në vijim:

  • 1) Juridik – deri në 16 bursa në dispozicion
  • 2) Administratë Publike – deri në 8 bursa në dispozicion
  • 3) Ekonomik – deri në 8 bursa në dispozicion

 

SHKARKONI TEKSTIN E PLOTË TË KONKURSIT PËFUNDIMTAR KËTU NË GJUHËT NË VIJIM:

ANGLISHT

SHQIP

SERBISHT

>>>>>>> NËSE DËSHIRONI TË APLIKONI <<<<<<<

KLIKONI KËTU PËR TË LËNË EMAIL-in DHE PËR TË PRANUAR DOKUMENTET E APLIKIMIT PËRFSHIRË EDHE RREGULLAT E PROCEDURËS SË PËRZGJEDHJES. SIGUROHUNI TË SHKRUANI EMAIL ADRESEN TUAJ SAKTËSISHT.

PËR TË GJITHË APLIKANTËT – KËSHILLA PËR PROVIM ME SHKRIM

Përshkrimi i detajuar i 3 testeve që e përbëjnë Provimin me Shkrim është në Rregullat e Procedurës, të cilin ju këshillojmë fuqimisht ta lexoni në tërësi me kujdes dhe vëmendje. Klikoni këtu për të shkarkuar Rregullat e Procedurës ku, përveç informatave të detajuara mbi programin, ju do të gjeni poashtu këshilla të përgjithshme për 3 testet.

Që të përgatitni veten për Testet e Njohurisë së Gjuhës Angleze, ju këshillojmë që në javët e ardhshme të dëgjoni sa më shumë që është e mundur radio dhe te shikoni televizione në gjuhën angleze dhe të lexoni sa më shumë që mundeni në anglisht.   

Që të përgatitni veten për Testin e Njohurive të Përgjithshme mbi BE-në, ju mund të  SHKARKONI KËTU Fletët e Fakteve mbi BE-në (edicioni Korrik 2014) publikuar nga Parlamenti Evropian (dokument i plotë në pdf, 6,4 MB) apo mund të klikoni këtu të konsultoni edicionin online të të njejtit dokument. Ju këshillojmë të lexoni Rregullat e Procedurës në të cilain janë kapituj që do të përdoren për teste dhe studijoni në detaje këta kapituj përgjatë javëve në vijim, pa i lënë ato për momentin e fundit.  

Që të përgatitni veten për Testin e Vlerësimit Verbal dhe Numerik, ju këshillojmë që të kërkoni në internet për testet e titulluara në emër të njejtë dhe t’i ushtroni materialet që i gjeni online.