YCS Raundi X: Paralajmërim i Shpalljes së publikuar (14/JAN/2016)

YCS Raundi X: Paralajmërim i Shpalljes së publikuar (14/JAN/2016)

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Integrimeve Evropiane, paralajmërojnë hapjen e konkusit për Raundin e 10-të, të aplikimit për Skemën e Celulës së të Rinjëve, programi i BE-së për bursa post-diplomike për Kosovën, program i cili aktualisht është duke u implementuar nga British Council. Aplikimi do të jetë i hapur nga 25 Janar 2016 deri më 4 Mars 2016 dhe kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të aplikojnë për Programe Master në univerzitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha Angleze, do të ofroj deri në 32 bursa të plota (numri real i bursave të ofruara mund të jetë më i vogël varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion). Kjo ftesë do të jetë e hapur për shërbyesit civil (deri në 10% të numrit të përgjithshëm të bursave të ofruara), për studentët e diplomuar në fakultetet si: juridik, shkenca politike, menaxhment i biznesit, shkenca shoqërore, histori, shkenca humane, marrëdhenie ndërkombëtare, diplomaci, kriminologji, shkenca shoqërore dhe fusha të tjera akademike (siç është specifikuar në Rregullat e Procedurës që do të publikohen më 25 janar 2016) në përputhje me sektorët e specializimit në vijim:

  • Juridik

  • Administratë Publike

  • Ekonomik