DCSIMG
YCS Raundi XI: Paralajmërim i shpalljes së publikuar (9/JAN/2018)

YCS Raundi XI: Paralajmërim i shpalljes së publikuar (9/JAN/2018)

YCS Raundi XI: Paralajmërim i shpalljes së publikuar (9/JAN/2018)

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Integrimeve Evropiane, paralajmërojnë hapjen e konkusit për Raundin e 11-të të aplikimit për Skemën e Celulës së të Rinjëve, programi i BE-së për bursa post-diplomike për Kosovë, program i cili aktualisht është duke u implementuar nga British Council. Aplikimi do të jetë i hapur nga 15 Janar deri më 5 Shkurt 2018.  Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të aplikojnë për Programe Master në univerzitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha Angleze, do të ofroj deri në 45 bursa të plota, 10% e këtyre bursave do të jetë e rezeruar për shërbyesit civil që veç janë të punësuar në administratën publike(numri real i bursave të ofruara mund të ndryshoj varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion). Kjo ftesë do të jetë e hapur përstudentët e diplomuar në fakultetet si: juridik, shkenca politike, menaxhment i biznesit, shkenca shoqërore, histori, shkenca humane, marrëdhenie ndërkombëtare, diplomaci, kriminologji dhe fusha të tjera akademike (siç është specifikuar në Rregullat e Procedurës që do të publikohen më 15 janar 2018) në përputhje me sektorët e specializimit në vijim:

 

  • Juridik

 

  • Administratë Publike

 

  • Ekonomik

SHKARKO TEKSTIN E PLOTË TË PARALAJMËRIMIT TË SHPALLJES NË GJUHËT NË VIJIM:

SHQIP

ENGLISH

SRPSKI

>>> PËR INFORMATA TË MËTUTJESHME:

Ju lutem vini re se thirrja nuk është ende e hapur, kjo është vetëm një njoftim paraprak, aplikacionet për RXI do të jenë të hapura që nga 15 janari.Formulari i aplikimit do të jetë në dispozicion në këtë faqe interneti nga ajo datë dhe deri më 5 shkurt 2018. Pasi të plotësoni formularin e aplikimit ju do të merrni paketën e plotë të aplikacionit me e-mail.