DCSIMG
YCS RXII Final Announcement

YCS Raundi XII: Konkursi përfundimtar

YCS Raundi XII: Konkursi përfundimtar dhe hapja e aplikimit (12 nëntor 2018)

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Integrimit Evropian, lajmërojnë hapjen e konkusit për Raundin e 12-të, të aplikimit në Skemën Young Cell, programi i BE-së për bursa post-diplomike për Kosovën, i cili aktualisht është duke u implementuar nga British Council. Aplikimi do të jetë i hapur nga dita e hënë, 12 nëntor 2018 deri të hënën, 3 dhjetor 2018. Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të aplikojnë për Programe Master një vjeçare në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha angleze, do të ofroj deri në 40 bursa të plota, 10% të këtyre bursave janë të rezervuara për shërbyesit civil të cilët veç janë të punësuar në administratën publike (numri real i bursave të ofruara mund të ndryshojë, varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion). Ky lajmërim është i hapur për të diplomuarit në fakultetet si: juridik, shkenca politike, ekonomik, menaxhment i biznesit, shkenca shoqërore, histori, shkenca humane, marrëdhenie ndërkombëtare, diplomaci, kriminologji dhe fusha të tjera akademike (siç është specifikuar në Rregullat e Procedurës që mund të shkarkohen më poshtë në “NËSE DËSHIRONI TË APLIKONI”) në përputhje me sektorët e specializimit në vijim:

 

  • 1) Juridik – deri në 16 bursa në dispozicion
  • 2) Administratë Publike – deri në 8 bursa në dispozicion
  • 3) Ekonomik – deri në 8 bursa në dispozicion
  • 4) Kulturë dhe Shëndetësi – deri në 8 dispozicion

SHKARKONI TEKSTIN E PLOTË TË KONKURSIT PËFUNDIMTAR KËTU NË GJUHËT NË VIJIM

ANGLISHT

SHQIP

SERBISHT

>>>>>>> NËSE DËSHIRONI TË APLIKONI <<<<<<<

KLIKONI KËTU PËR TË LËNË EMAIL-in TUAJ DHE PËR TË PRANUAR DOKUMENTET E APLIKIMIT PËRFSHIRË EDHE RREGULLAT E PROCEDURËS SË PËRZGJEDHJES. SIGUROHUNI TË SHKRUANI EMAIL ADRESEN TUAJ SAKTËSISHT.

PËR TË GJITHË APLIKANTËT – KËSHILLA PËR PROVIM ME SHKRIM

Përshkrimi i detajuar i 3 testeve që e përbëjnë Provimin me Shkrim është në Rregullat e Procedurës,(faqe 22-26) të cilin ju këshillojmë fuqimisht ta lexoni në tërësi me kujdes dhe vëmendje. Klikoni këtu për të shkarkuar Rregullat e Procedurës të YCS Raundi XII, ku përveç informatave të detajuara mbi programin, ju do të gjeni poashtu këshilla të përgjithshme për 3 testet.

Që të përgatiteni për Testet e Njohurisë së Gjuhës Angleze, ju këshillojmë që në javët e ardhshme të dëgjoni sa më shumë që është e mundur radio dhe te shikoni televizione në gjuhën angleze dhe të lexoni sa më shumë që mundeni në anglisht.   

Që të përgatiteni për Testin e Njohurive të Përgjithshme mbi BE-në, ju mund të SHKARKONI KËTU Fletët e Fakteve mbi BE-në (edicioni Korrik 2014) publikuar nga Parlamenti Evropian (dokument i plotë në pdf, 6,4 MB) apo mund të klikoni linkun në vijim të konsultoni edicionin online të të njejtit dokument: https://publications.europa.eu/en/publication-detail/-/publication/ce72e773-2daa-4638-ac38-5c7b9bf04c85. Ju këshillojmë të lexoni Rregullat e Procedurës në të cilain janë kapituj që do të përdoren për teste dhe studijoni në detaje këta kapituj përgjatë javëve në vijim, pa i lënë ato për momentin e fundit.  

Që të përgatiteni për Testin e Vlerësimit Verbal dhe Numerik, ju këshillojmë që të kërkoni në internet për testet e titulluara në emër të njejtë dhe t’i ushtroni materialet që i gjeni online.

 

APLIKO TANI